" Vakëfi është institucion e jo pronë komunash për privatizim!"
Lokale

" Vakëfi është institucion e jo pronë komunash për privatizim!"

06.Nov.2015 07:59
0
Shoqëria Civile "Perspektiva", në Bujanoc, me kureshtje të madhe është duke e përcjellë aferën e krijuar rreth procesit gjyqësor kundër abuzimit të vakëfit, nga ana e pushtetit lokal në Preshevë.

Pushteti lokal në Preshevë, nuk është dashur fare të futet në meselet gjyqësore të Vranjës, për të gjetur zgjidhje për pronën e shenjë të Bashkësisë Islame. Ky problem është dashur të zgjidhet me kohë e jo pas kaq seancash dëgjimore, të konsideroj këtë kapitull si të mbyllur. 

Një problem të ngjashëm e ka edhe pushteti multietnik në Bujanocit, i cili për të mos e prishur rehatinë e qeverisjes multi-kulti, mban peng vakëfet mbi të cilat janë ngritur objekte shoqërore e private. 

Vakëfet për dallim nga godinat e pushteteve lokale dhe ndërmarrjeve shoqërore e shtetërore, janë prona që u dihet pronësia e nuk janë mall për kusuritje në emër të privatizimit.

Po a nuk u ngopën militantët e pushteteve lokale në Preshevë e Bujanoc, duke blerë e privatizuar me pak para, prona e prona me karakter lokal e shtetëror, e mundohen të zhvatin edhe pak nga pronat e shenjta?! 

“Bratstvo”, “Gumaplastika”, e “bratsvo” të tjera, të cilat prej vitesh mbajnë peng vakëfet, duhet të lirohen nga haraçi e t’u kthehen Bashkësisë Islame. 

Njëherë duhet ta kuptojnë pushtetet lokale se Vakëfi është institucion e jo pronë komunash për privatizim!

“Qëllimi i vakëfit është që të ndihmojë zhvillimin e jetës fetare, pastaj prosperitetin shoqëror, njëherit të ndihmojë edhe shoqërinë në aspekt humanitar. Feja zhvillohet duke lënë vakëf: xhami, mesxhide, shkolla (medrese), biblioteka etj. e jo duke i bllokuar ato me metoda antiqytetëruese. 

Duke u nisur nga kjo, në regjistrat e vakëfnameve shkruhen edhe lutje, edhe mallkime. Lutja bëhet për ata të cilët i shërbejnë vakëfit me përpikëri, përderisa mallkimi bëhet ndaj atyre që e shkelin vakëfin, e keqpërdorin dhe nuk e plotësojnë qëllimin e dhurimit të vakëfit; zakonisht shkruhet ky tekst: “Mbi atë që i prish ose i ndryshon kushtet e këtij vakëfi rëntë mallkimi i Allahut, pejgamberëve, melekëve, i njerëzve dhe i të gjitha krijesave”. 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

"Kultura në Preshevë është analoge me gjendjen e kulturës në përgjithësi" (Foto)
Posta, qytetarët relativisht të kënaqur me shërbimet, zbatim i pjesërishëm i dygjuhësisë (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration